Një delegacion ukrainas po udhëton me helikopter për t’u takuar me homologët rusë për një raund të dytë bisedimesh, citon Reuters të ketë thënë një këshilltar presidencial ukrainas.

Advertisements

Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë do të fillojnë pas disa orësh, tha në një postim në internet këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

Më parë, agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta citoi kryenegociatorin rus Vladimir Medinsky të thoshte se raundi i dytë i bisedimeve do të fillonte në Bjellorusi në orën 12:00 GMT.

Një negociator rus ka thënë më parë se një armëpushim ishte në rendin e ditës, por Ukraina ka thënë se kërkesat e Moskës janë të papranueshme dhe Rusia duhet të ndalojë bombardimin e qyteteve të Ukrainës përpara se të pritet ndonjë përparim.

Advertisements