Kur akoma nuk janë mbyllur tubat e gazit dhe naftës nga Rusia për në pjesën tjetër të botës, të parët që e ndjenë ‘krizën’ ishin biznesmenët shqiptarë, të cilët u kujdesën vetë që të dërgonin në stratosferë çmimet për produktet që ofrojnë. Me çdo sekondë që kalon çmimi i naftës rritet duke shënuar nivele rekord të papara ndonjeherë në tregun vendas. Brenda 2 ditëve çmimi është rritur dy herë, duke u tregëtuar me 230 lekë ose 1.9 euro për litër. Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 118 dollarë për fuçi, ndërsa deri më sot ka kapur nivelin më të lartë në gati 9 vjet.

Advertisements

Fillimi i zbatimit të një takse të re, që parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që sipas doganave kishte një efekt prej 1.33 lekë për litër pa TVSH, ka bërë që shqiptarët të nxjerrin nga xhepat e tyre 120-130 lekë për liter vetëm për taksat. Për të kuptuar dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë lidhur me zhvatjen që i bëhen qytetarit të thjeshtë si nga shtetit, por edhe nga ‘biznesmenët’ e naftës, do të bëjmë një krahasim të thjeshtë me disa qytete e shtete të tjera të botës. Sa për të kuptuar në çfarë situate jemi, ndërkohë që paralajmërimin për të mbyllur gojën, siç bëjmë gjithmonë e kemi marrë që më parë. Sot thjesht vuajmë pasojat…

Në Kiev, marrim shembull, atje kur lufta u rrezikon jetën të gjithëve, çmimi i naftës është 1 euro. As më shumë, e as më pak…

A po flasim për luftë? Dosja.al ka kërkuar informacione nga lexuesit e saj në të gjithë botën, lidhur me çmimin që ata e blejnë naftën në vendet ku jetojnë, duke ndërtuar kështu një krahasim.

Shqipëri- SHBA 230 lekë me 1.26 dollarë për litër

Advertisements

Shqipëri -Kiev 230 lekë me 1 euro për litër

Shqipëri- Manchester 230 lekë me 1.36 paund për litër

Shqipëri- Londër 230 lekë me 1.54 paund për litër

Shqipëri-Bologna 230 lekë me 1.81 euro për litër

Shqipëri- Gjermani 230 lekë me 1.93-2.2 euro (në varësi të landit) për litër

Shqipëri- Francë 230 lekë me 1.8 euro për litër

Shqipëri- Athinë 230 lekë me 1.6 euro për litër

Shqipëri- Maqedoni e Veriut 230 lekë me 160 lekë për litër

Shqipëri-Zvicër 230 lekë me 1.3 euro për litër

Shqipëri-Kosovë 230 lekë me 1.52 euro për litër

Krahasimin bëjeni vetë… Jemi “rrotë më rrotë” vetëm me Gjermaninë!

Sa paguhen shqiptarët?

Edhe pse me pagat minimale dhe mesataren e të ardhurave për frymë mund të “garojmë” vetëm me DISA nga vendet e Afrikës, se sërish ka të tjera më të përparuara se ne. Për të qenë sa më koherentë kemi marrë të dhënat e Eurostat, të publikuara më dhjetor të vitit 2021. Raport në të cilin Shqipëria, renditej e fundit në Europë për të ardhurat për frymë, të dhënat që nuk janë ndryshuar për as 3 muaj që kanë kaluar…

Pavarësisht atyre që thotë kryeministri Edi Rama, ekonomia jonë ende nuk e ka atë hov. Megjithatë i marrim një më një… EUROSTAT thotë se të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin sa 30% e mesatares së Bashkimit Evropian, ndërsa sa i takon konsumit individual, ai është sa 39% e mesatares së BE-së. Që prej vitit 2016, sipas EUROSTAT, të ardhurat për frymë në Shqipëri kanë mbetur të pandryshuara, në 30% të mesatares së BE-së. Pas vendit tonë të ardhurat më të ulëta për frymë janë në Bosnje Hercegovinë me 33% të mesatares së BE-së, ndjekur nga Maqedonia e Veriut 38%, më pas Serbia 43% dhe niveli më i mirë është në Malin e Zi, që ka sa 45% e mesatares së BE. Në rang kontienti e më gjerë,Luksemburgu regjistroi nivelin më të lartë të AIC për frymë në BE me 45% mbi mesataren e BE-së, i ndjekur nga Gjermania (24% më lart), Italia (96% kundrejt 100%)”, etj.

Si e paralajmëroi me “stil” Rama se çfarë na priste?

Disa ditë më parë, në një konferencë për shtyp, e më pas në një intervistë televizive gjatë një lidhjeje direkte me Ukrainës, Rama i ngrysur e tha: Jemi në luftë! Do rriten çmimet, por megjithatë do bëhet ç’është e mundur që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike. Asnjë fjalë, as për gruri që e marrim nga Rusia, as për lulediellin që e marrim nga Ukraina, as për naftën e as për gazin. Tek çmimi i energjisë elektrike ishte i gjithë “halli”, e atë premtoi se nuk do ta ngrinte. Për të tjerat nuk tha e nuk premtoi gjë, e do i justifikojë me botën, hallet e mëdha, ndërkohë që rroga minimale në vend është ende 30 mijë lekë të reja, as 230 euro. Ndërkohë që qytetarët shfryjnë, Rama bën sikur nuk dëgjon dhe telefonon presidentin ukrainas, Volodymir Zelenskyn.

Sikur Shqipëria ka bërë namin me ndihmë dhe gjithë bota i ka sytë nga ne. Propagandë! Del e flet për çdo gjë të mundshme, përveç halleve të përditëshme. Se mirë Zoti po as qeveria në rast nevoje s’po na e fal bukën e gojës. Rama mbretëron, opozita mjaftohet me reagime të vogla, më shumë e kanë hallin tek çështje të mëdha, shumë të rëndësishme si inceneratorët, ndërsa shqiptarët duket se kanë ende sytë me lot nga lufta në Ukrainë. Kur në fakt, “bombat” po na bien dhe ne, thjesht nuk i shohim dhe nuk i dëgjojmë. Madje, si shumë të devotshëm nesër do të shkojmë sërish të votojmë! S’do e mbajë mendjen njeri tek nafta, se nesër shpërndahen para për votën, nesër i blejnë, më pas për 4 vitet e ardhshme i shesin ku e si të munden. Po mesa duket as këtë se kemi kuptuar!/dosja