Plas keq në Përputhen/ Arjani ‘shpërthen’ ndaj Efit dhe Mikelës: I keni shkuar djemve nëpër shtëpia

Nxehet situata te Për’puthen.

Advertisements

Teksa komentonin takimin e Astritit dhe Alesjas, nisën diskutimet përse kjo e fundit nuk i kishte treguar shoqes (Rrushes) se po fliste me djalin që pëlqente.

E gjitha kjo lindi nga fakti se Rrushja ka pasur takim të afërt me Astritin ndërsa papritur mësoi se ai dhe shoqja e saj pëlqehen.

Advertisements

Mikela dhe Efi nuk e kanë pëlqyer aspak veprimin e Alesjas dhe kur po flisnin, ndërhyri opinionisti Arjan Konomi duke i folur me tone të ashpra.

Arjan Konomi: Flisni ju për fshehtësi që keni dalë në takime, në festa, keni dalë nëpër kafe e keni shkuar nëpër shtëpia.

Efi: Ku? Në çfarë shtëpie? Ke fakt?

Samiu: Të gjithë kemi qenë në ditëlindje, e gjithë studio kemi qenë. Për cfarë po shpifni?

Arjan Konomi: Edhe nëpër lagje, ta vërtetoj unë.

Efi: Po flisnim për fshehtësi mes dy shoqeve.

Artikulli paraprakDetaje nga aksidenti në Fushë Krujë/ Humb jetën njëri pacient te Trauma, ndërsa tjetri është në…
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 24 mars 2022