Përfundon biseda telefonike mes Joe Biden dhe presidentit Zelensky, zbardhen detajet

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe homologu i tij ukrainas, Volodomyr Zelensky kanë zhvilluar 30 minuta bisedë telefonike.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, gjatë kësaj bisede është diskutuar për një ashpërsim të sanksioneve ndaj Rusisë.

Kujtojmë që SHBA është pozicionuar krah Ukrainës në këtë betejë. Ata kanë shpallur disa sanksione ndaj Putinit dhe zyrtarëve të tjerë rusë, me qëllimin që ata të ndalin agresionin.

Advertisements

Biden ka deklruar, se SHBA nuk mund të përfshihet ushtarakisht në këtë betejë, sepse nëse kjo do të ndodhë, atëherë mund të nisi Lufta e III Botërore.

Sakaq, ai ka ndihmuar shtetin ukrainas me armatime dhe shumë monetare, si dhe inteligjenca e tyre ka zbuluar shumë plane të armikut.

Ishte pikërisht SHBA që prej ditësh publikonte se Rusia kishte si qëllim pushtimin e Ukrainës, ata e bazonin këtë pretendim përmes pamjeve satelitore që tregonin angazhim të shtuar ushtarak në kufirin mes dy vendeve.

Artikulli paraprakPërfshirja e Shqipërisë në çështjen e Ukrainës, Yuri Kim del me mesazhin e fortë!
Artikulli tjetërKush është gruaja që fshihet pas ‘përbindëshit’ të luftës Putin, gjimnastja që lindi binjakë para se të zhdukej (FOTOT)