“Nuk kuptoj pafytyrësinë tuaj”/ Shpërthen keq ish-banori i BBV, tregon lojën me ‘dy fytyra’ të banorëve

Në natën e tretë të post “Big Brother VIP”, Ardit Cuni, së fundmi ka komentuar një nga ngjarjet më të diskutuara, lidhjen e Donaldit me Beatrix pak kohë pas puthjes së tij me Bora Zemani.

Advertisements

Cuni shprehu pakënaqësinë e tij ndaj banorëve të cilët fillimisht mbështetën dashurinë e Donaldit dhe Borës duke e këshilluar aktorin që të tregohej i kujdesshëm dhe mos ta humbte dashurinë e tij, ndërsa më pas u afeksionuan me marrëdhënien e Donaldit me Trixën, që e mbështetën gjatë gjithë rrugëtimit të tyre.

Advertisements

Ai tha se i dukej pafytyrësi nga ana e banorëve që sipas tij u shtirën për pëlqimin e lidhjes së aktorit të humorit me Beatrix.

“Unë me thënë të drejtën nuk kuptoj pafytyrësinë tuaj në këtë rast, që kur ka qenë Bora aty brenda ju keni qenë ata që i keni shkuar Donaldit: ‘puthe, puthe, mbaje, tërhiqe, mbaje lidhjen etj’, dhe pastaj çuditërisht një ditë të bukur na dolët sikur pëlqeni Beatrixën dhe lidhjen me Donaldin,” u shpreh Arditi.

Ardit Cuni është një nga banorët më të diskutuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” për shkak të debateve dhe dinamikave të krijuara brenda garës. Ai hyri në rrugëtim në datë 5 tetor, për t’u eleminuar dy herë nga shtëpia.

Artikulli paraprakMSH publikon shifrat: Sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në Kosovë 24 orët e fundit
Artikulli tjetërRusia i jep goditjen e madhe Ukrainës dhe jo vetëm, ja çfarë ndodh me centralin bërthamor më të madh në Evropë