Nuk e mbështeti Rusinë në luftë/ Kina bën lëvizjen e papritur, ja propozimi që ka për Ukrainën!

Kina ka shprehur gatishmëri që të ndërmjetësojë në konfliktin Rusi-Ukrainë

Advertisements

Ministri i Jashtëm, Wang Yi ka telefonuar sot homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, e të cilit raportohet se i tha se Kina është e gatshme që të ndërmjetësojë konfliktin.

Advertisements

Siç shkruan The Guardian, Wang tha se Kina është jashtëzakonisht e shqetësuar për dëmet e shkaktuara ndaj civilëve në Ukrainë

Megjithatë ai vazhdoi të kishte një pikëpamje të ekuilibruar për veprimin e Rusisë në fqinjin e saj.

Ai tha se ndërsa Kina beson se siguria e një vendi “nuk duhet të vijë në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera” dhe se siguria rajonale “nuk mund të realizohet përmes zgjerimit të grupeve ushtarake”.

Artikulli paraprakÇiljeta i nxjerr të ‘palarat’ Mevlanit, ja çfarë i ka shkruar ai para se të bëhej pjesë e “Përputhen” (biseda)
Artikulli tjetër“Nuk e shkaktoi Rusia”/ Deklarata e papritur nga udhëheqësi suprem i Iranit, “zbulon” shkakun e vërtetë të luftës në Ukrainë