Njohja me Adisin dhe raporti me Beatrix, Fifi i tregon të gjitha: E njoha pak pasi…

Fifi ka vendosur të realizojë një intervistë virtuale ditën e sotme me ndjekësit, ku sigurisht pyetjet më të shpeshta janë lidhur me eksperiencën e saj në Big Brother Vip dhe të dashurin e saj, Adis Patushin.

Advertisements

Fifi tregoi se eksperiencën e “Big Brother”, nëse do të rikthehej pas në kohë, do ta ribënte por në një mënyrë ndryshe pasi sipas saj falë këtij emisioni ajo gjeti dashurinë.

“Nëse do të ishte e mundur me u rikthye në kohë absolutisht do e bëja prapë si eksperiencë. Normalisht ndryshe por do e bëja.. sepse kjo eksperiencë më bëri ta gjej atë që unë po kërkoja me vite të tëra, dashurinë”, -shkruan ajo.

Advertisements

Ajo është pyetur edhe ku është njohur për herë të parë me Adisin ku tregoi se vetëm disa ditë pas daljes së saj ajo është takuar me të.

Fifi u pyet edhe për raportin me Beatrix pas ndarjes nga Donaldi pasi të dy artistët i ka miq mjaft të mirë. Ajo tha se ka kontakte me të dhe e ka cilësuar si “baby girl”.

Artikulli paraprakBetejë dhe shpërthime në të gjithë vendin, Rusët bòmbardojnë një bazë ushtarake, humbin jetën 70 ushtarë ukrainas (Zhvillimet e fundit)
Artikulli tjetërErdogan telefonon me urgjencë Lukashenkon, zbardhet biseda e tyre, ja çfarë ka vendosur për Rusinë