Ngjarja tronditëse në Greqi, pse u vra familja shqiptare? Ja dy pistat që po heton policia

Policia po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi mbrëmjen e sotme ku 4 shqiptarë u gjetën të vrarë brenda banesës.

Advertisements

Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të Pirgos në veri të Peloponezit. Identeti i tyre nuk është bërë ende publik. Mësohet se babai ishte shqiptar e nëna rumune.

Advertisements

Djali 11 vjeçar gjeti dy vëllezërit e tij 1 dhe 2 vjeë dhe prindërit të therur pas qafe.

Sipas policisë, dy janë pistat e hetimit. E para ajo e krimit brenda familjes, ku pas një sherri bashkëshorti ka ekzekutuar bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e mitur të familjes ose pista e vrasjes me autor të mundëshëm ish-bashkëshortin e viktimës, i cili ka ekzekutuar ish-bashkëshorten, fëmijet dhe bashkëshortin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia tha se po kërkon një shtetas shqiptar për ta marrë në pyetje,por ende nuk ka mundur ta gjejë.

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e enjte, 3 mars 2022
Artikulli tjetërDetaje të tjera nga ngjarja tronditëse në Greqi, kush është familja shqiptare e masakruar (EMRAT+FOTO)