Ndryshon papritur gjithçka/ Vrasjen e çiftit dhe dy fëmijëve në familjen shqiptare nuk e kreu ish-bashkëshorti i gruas

Kur të gjithë menduan se masakrën në familjen shqiptare e kreu ish ish bashkëshorti i gruas 37-vjeçare, versioni ka ndryshuar krejt papritur.

Advertisements

Policia në Greqi po heton pistë tjetër sepse dyshimet tashmë bien mbi pronarin e banesës.

Ai kishte debatuar me çiftin dhe i kishte kërkuar të largoheshin nga banesa ku jetonin prej dy vitesh në Andravida, Iliada, në Pyrgos të Peloponezit, raporton noa.al.

Advertisements

Autoritetet greke dyshojnë tek pronari i shtëpisë përdhese, sepse e njihte mirë banesën. Para se të shuhej familja, pronari grek i shtëpisë kishte prerë energjinë elektrike.

Armando Kloci 32 vjeç nga Lushnja dhe Marija Dosku 37 vjeçe nga Librazhdi, u v ranë me a rmë zjarri në një krim të rëndë ku dyshohet se u përdor dhe sëpata.

V rasësi i t merrshëm nuk kurseu as fëmijët e tyre, dy djem, Aliu rreth 3 vjeç dhe Edi rreth 2 vjeç, që u gjetën të mbytur.

Të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë, djali rreth 11 vjeçar Mihali, fëmijë i Marije Kloci Dosku nga martesa e saj e parë.

Viktimat ishin mbështjellë me batanije dhe ishin futur në një rimorkio makine kurse një nga fëmijët ishte lënë midis derës së sallonit dhe garazhit ku gjendej rimorkio.

Policia tha se autori pritej që t’i largonte, por mbetet e paqartë përse plani i tij është lënë në mes.

Më parë dyshohej se autori i kësaj m asakre të pashembullt të ishte ish bashkëshorti i 37-vjeçares, nxitur dhe nga fakti se djali që erdhi në jetë nga martesa e tyre nuk u vra.

Por policia dhe hetuesit tashmë dyshojnë te pronari i banesës.

Sakaq, babai biologjik i fëmijës 12-vjeçar, i cili sipas informacioneve ndodhej në Atikë, do të shkojë sot në Andravidë, për të qenë pranë fëmijës së tij.

12-vjeçari do të ekzaminohet nga një psikolog fëmijësh. I vogli do të merret në pyetje për gjithçka ka parë, por edhe për marrëdhënien e babait të tij biologjik – dhe ish-bashkëshortes së vi ktimës – me familjen./noa.al

Artikulli paraprakBota e sportit në zi/ Forcat ruse vrasin trajnerin e njohur ukrainas
Artikulli tjetërSot raundi i dytë i takimit Ukrainë–Rusi për luftën, ndodh ndryshimi ‘drastik’