Nano bën parashikimin e bujshëm, tregon me kë do të bëjë koalicion Lulzim Basha…

Për analistin Mustafa Nano Partia Demokratike do të kishte të njëjtin rezultat dhe nëse nuk do të ishte ndarë. Sipas Nanos, rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme vendore treguan se Basha është pakica brenda PD.

Advertisements

Pjesë nga intervista:

Advertisements

Zoti Nano, me rezultatet që pamë, Lulzim Basha, çfarë përfaqëson sot?

Basha përfaqëson pakicën brenda PD dhe ai ka humbur. Kjo është një nga mesazhet e qarta që merren në këto zgjedhjet. Nëse s’do ishte e përçarë mendohet që s’do ishte ky rezultat por mendoj që po ky rezultat do ishte që kur u vendos non grata Berishës nga Amerika. Basha duhet të largohet dhe nuk e kërkojnë vetëm të Berishës.

Duhet të largohet që brenda PD të ndodh diçka tjetër. Ai doli i fundit në garë dhe doli e foli për banda e vjedhje. Kur tha që nuk kam humbur po mendoja mos ishte ndonjë aktor i Portokallisë, po thoja është Basha apo ai aktori që e imiton.

Një pyetje qe është për te dy, ndërhyrja e Yuri Kim duket se pati zero efekt te paktën në përballje Berisha-Basha?

Nuk kam pritur të kishte ndonjë lloj efekti, publiku shqiptar e dinte qëndrimin e SHBA dhe në këtë rast mund të ketë bërë dhe efektin e kundër. Nuk kemi ndonjë fitore të Berishës, PS fitoi në mënyrë spektakolare. Faktori LSI e ridimensionon raportin mes Berishës dhe Bashës. Nëse heqim LSI shkon 60 dhe 40 për Berishën.

Basha me 40 elektoratit demokratit, ai do të krijojë një parti që do jetë e treta. Shoh një koalicion mes Bashës dhe Ramës, sepse ai nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër. Meta është bashkë me Berishën. Nëse rri Basha do mbetet e tillë, por nëse ikën Basha, do riorganizohet mund të krijohet një premis pozitiv brenda PD.

Artikulli paraprakPresidenti Zelensky bën lëvizjen e rëndësishme, ja çfarë po planifikon për nesër
Artikulli tjetërZbulohet ku është fshehur e dashura e Vladimir Putin bashkë me 4 fëmijët