MSH publikon shifrat: Sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në Kosovë 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 83 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Advertisements

Në të njëjtën kohë është regjistruar një rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tani për tani në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 597 raste, transmeton lajmi.net.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.005 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.722 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.608 testime, 83 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 181 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.679.

Në total numri i rasteve aktive është 1.597./Lajmi.net/

Artikulli paraprakA do të ketë luftë bërthamore? Analisti i njohur vjen me deklaratën e fortë!
Artikulli tjetër“Nuk kuptoj pafytyrësinë tuaj”/ Shpërthen keq ish-banori i BBV, tregon lojën me ‘dy fytyra’ të banorëve