MSH publikon bilancin e 24 orëve të fundit/ Sa raste të reja me Covid e humbje jete u regjistruan në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,030 testime, 139 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 431 të shëruar në 24 orët e fundit

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Advertisements

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 139 qytetarë, në këto bashki: 49 në Tiranë, 21 në Fier, 11 në Sarandë, 8 në Berat, 6 në Shkodër, 4 në Gramsh, 3 në Mirditë, Durrës, Kamëz, Delvinë, Korçë, 2 në Kurbin, Patos, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Shijak, Krujë, Rrogozhinë, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër.

Janë 2,211 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 67 vjeç, një qytetar nga Tirana 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 84 vjeç.
Janë shëruar 431 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,019 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Mars 2022)

Raste të reja ditore 139

Të shëruar në 24 orë 431

Të shtruar në spitale 45

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2,030

Testime totale 1,745,320

Raste pozitive 271,702

Raste të shëruara 266,019

Raste Aktive 2,211

Humbje jete 3,472

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 647

Fier 311

Elbasan 297

Lezhë 180

Vlorë 174

Berat 150

Kukës 127

Shkodër 104

Durrës 91

Gjirokastër 67

Korçë 50

Dibër 13

Artikulli paraprakE fundit/ Sulmet e avionëve rusë vrasin disa qytetarë, reagon Zelensky: Bomba ra në të njëjtin vend ku nazistët vranë mbi 33 mijë hebrenj (bilanci)
Artikulli tjetërE BUJSHME/ Florjan Binaj largohet nga Portokallia? Ky detaj po ngre dyshime të mëdha