Lufta Ukrainë-Rusi/ NATO bën reagimin më të fortë deri tani, për herë të parë në histori aktivizon…

foto ilustruese

Advertisements

NATO ka aktivizuar për herë të parë Forcën e Reagimit.

Aleanca thotë se do ta mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj.

Advertisements

foto ilustruese

epa09535553 A view of a NATO flag placed in front of the flags of the alliance’s member states (rear) ahead of a meeting of the NATO Ministers of Defence at the NATO headquarters in Brussels, Belgium, 21 October 2021. The meeting takes place in Brussels on 21 and 22 October 2021. EPA/STEPHANIE LECOCQ

Sipas njoftimit të aleancës, njësitet e Forcës së Reagimit kanë mbërritur në Rumani gjatë së hënës dhe së martës.

Në njoftim është sqaruar gjithashtu, se kjo është hera e parë që NATO-ja ka aktivizuar Forcën e Reagimit për mbrojtje kolektive dhe parandalim.

“Njësitet e Forcës së Reagimit të NATO-s arritën në Rumani të hënën dhe të martën, për të përforcuar pozicionin e mbrojtjes së Aleancës në pjesët lindore. 500 trupa franceze janë mbledhur në Istres të Francës jugore, përpara se të zbarkonin në Rumani”, thuhet në njoftim.

foto ilustruese

NATO thekson se ky mobilizim vjen si rrjedhojë e “krizës më të madhe të sigurisë në Evropë në dekadat e fundit, pas pushtimit të Rusisë nga Ukraina”.

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur këtë lëvizje të forcave të Aleancës.

“Gjatë javëve të kaluara, ne kemi rritur prezencën në pjesët lindore të Aleancës dhe tani, për herë të parë në histori jemi duke zbarkuar edhe Forcën e Reagimit të NATO-s. Trupat franceze kanë arritur në Rumani si element udhëheqës i kësaj force. Përkushtimi ynë ndaj Nenit 5, për mbrojtjen kolektive, është i hekurt. Do ta mbrojmë secilën pëllëmbë të territorit të NATO-s”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakDetaje nga aksidenti tragjik në Durrës, dy motrat po ecnin rrugës kur i përplasi makina (FOTOT)
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Vritet ish-deputeti ukrainas