Rusia i jep goditjen e madhe Ukrainës dhe jo vetëm, ja çfarë ndodh me centralin bërthamor më të madh në Evropë

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e zonës rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, sipas shefit të mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi.

Advertisements

Në një deklaratë, Grossi tha se diplomatët rusë në Vjenë informuan Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se personeli ka vazhduar punën e tij dhe se nivelet e rrezatimit “mbeten normale”. Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është termocentrali më i madh në Evropë dhe ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të Ukrainës.

Advertisements

Ka raportime për qytetarët ukrainas që bllokojnë rrugët që të çojnë në termocentralin, me video të postuara në mediat sociale që tregon se ukrainasit ndërtojnë postblloqe të improvizuara pranë qytetit Energodar, ku ndodhet uzina e Zaporizhzhia.

Artikulli paraprak“Nuk kuptoj pafytyrësinë tuaj”/ Shpërthen keq ish-banori i BBV, tregon lojën me ‘dy fytyra’ të banorëve
Artikulli tjetërE rëndë/ 37-vjeçarja gjendet e pajetë në afërsi të Fakultetit Teknik në kryeqytet, zbardhen detajet