Lajmi fundit/ Pushtimi nga Rusia, mbërrijnë nga Qafë-Thana ukrainasit e parë

foto ilustruese

Advertisements

Pushtimi rus i Ukrainës, ka detyruar qindra mijëra banorë ukrainas të braktisin vendin e tyre në kërkim të paqes.

Përpos vendeve fqinjë të Ukrainës, refugjatët e para kanë mbërritur edhë në Shqipëri nëpërmjet rrugëve tokësore.

Advertisements

Janë 20 shtetas që janë futur në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të Qaf Thanës qe nga nisja e luftës.

Policia kufitare konfirmon se ukrainasit e ardhur deri me tani nuk kanë kërkuar ndihmë as për strehim dhe as për akomodim, dhe mendohet se shtetasit ukrainas mund të kenë apartamente në bregdetin shqiptar.

Ndërkohë, policia kufitare është orientuar që nëse shtetas të Ukrainës do të kërkojnë ndihmë për strehim dhe akomodim, duhet t’i shoqërojnë në qendrën përkatëse pritëse.

Artikulli paraprakE rëndë/ 37-vjeçarja gjendet e pajetë në afërsi të Fakultetit Teknik në kryeqytet, zbardhen detajet
Artikulli tjetërPo fliste për luftën në Ukrainë, Joe Biden bën gafën që lë pa fjalë të gjithë sallën (VIDEO)