Lajmi fundit/ Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Advertisements

Mësohet se një mjet, trajler që shkonte me shpejtwsi në drejtim të Durrësit, ka kaluar në krahun tjetër të autostradës, pasi ka zhvendosur barrierat e betonit.

Si pasojë ka mbetur i plagosur vetë shoferi, i cili është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Po ashtu bëhet me dije se si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta njëri krah i autostradës.

Advertisements

Në vendngjarje ka mbërirur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Artikulli paraprakNafta thyen rekord në Shqipëri, ja sa shkon çmimi për litër
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e mërkurë, 9 mars 2022