LAJMI FUNDIT/ 22-vjeçarja në Kamëz godet me mjet prerës policin, zbulohen detajet

Policia ka arrestuar një vajzë 22-vjeçare pasi ka qëlluar me thikë një efektiv policie mesditën e të enjtes.

Advertisements

Mësohet se punonjësi i Policisë, ndihmës specialist i Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas bluve, efektivi kishte shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për t’i komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, dhe gjatë komunikimit me shtetasin A. Gj., vajza e tij, shtetasja Sh. Gj., ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës.

Advertisements

Njoftimi nga Policia

Kamëz

Goditi me mjet prerës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 22-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Sh. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Ndihmës specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për t’i komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, dhe gjatë komunikimit me shtetasin A. Gj., vajza e tij, shtetasja Sh. Gj., ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Artikulli paraprak“Isha në prag depresioni”/ Ermal Mamaqi rrëfen periudhën e tij më të vështirë: Gazetarë pa flokë më kritikonin…
Artikulli tjetërMSH publikon të dhënat: Sa humbje jete e raste të reja u regjistruan në Kosovë 24 orët e fundit