Kush janë shqiptarët që iu bashkuan luftës në Ukrainë, njëri vëllai i këngëtares së njohur shqiptare

Dy kosovarë nga Komuna e Suharekës kanë deklaruar dje se do t’i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë.

Advertisements

Mediat raportojnë se njëri prej tyre, Maliq Behluli, është vëllai i këngëtares së njohur kosovare, Shyhrete Behluli.Që ata kanë lidhje familjare dëshmohet edhe në komentet e njëri-tjetrit në rrjetin social Instagram.

Në një foto ku Maliqi e uron vajzën e tij për ditëlindje, Shyhrete Behluli ka komentuar ndër të tjera “qoftë e lumtur zemra e hallës”.

Advertisements

Ndryshe, në një intervistë për Kanal 10, dy kosovarët kanë pohuar se do t’i bashkohen Ukrainës, për ta luftuar agresorin rus.

Ata janë parë në pikën kufitare të Medykas, ku kanë thënë se do të shkojnë krah ushtrisë së Ukrainës.

Artikulli paraprakFestë në familjen e Arbana Osmanit, moderatorja publikon fotot dhe bën dedikimin emocionues
Artikulli tjetërDel dokumenti, Ukraina kishte planifikuar të sulmonte Donbasin para pushtimit rus(Foto)