“Ku…ë, rrupsi…”, Arben Mici rrahu dhe kërcënoi nënën pastaj i vuri zjarrin dhomës në komisariatin e Kamzës

26-vjeçari Arben Mici, i cili vdiq mes flakëve që ndezi vetë në ambientet e shoqërimit të Komisariatit të Kamzës ndodhej aty pas një denoncimi për dhunë nga nëna e tij, Lirije Mici. Ajo është nëna e gjashtë fëmijëve dhe jetonte me bashkëshortin dhe Arbenin, i cili në mënyrë të përsëritur ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Advertisements

Abcnews.al ka siguruar denoncimin e Lirije Micit ndaj djalit të saj, i cili një ditë më parë e kishte goditur dhe fyer duke i kërkuar para. Pasi nëna ka refuzuar t’ia japë ai ka ushtrua dhunë ndaj saj, ndërkohë që e ka fyer.

“K… rruspi..ti shkon me njerëz të tjerë dhe unë nuk jam djali yt”, mësohet t’i ketë thënë ai sipas nënës së tij para se t’i kërkonte para duke përplasur edhe sendet e shtëpisë. Lirije Mici ka deklaruar në polici se djali i saj i kishte kërcënuar se do t’i vinte flakën dhe do t’i digjte të gjithë në shtëpi.

Advertisements

Lirije Mici ka deklaruar në polici se djali i saj i kishte kërcënuar se do t’i vinte flakën dhe do t’i digjte të gjithë në shtëpi.

Pasi Lirije Mici ka refuzuar sërish që t’i japë para, ai e ka goditur me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime. Pas kësaj ai ka dalë nga banesa për tu rikthyer më pas duke stakuar fillimisht energjinë elektrike të shtëpisë, ndërsa ka hapur edhe bombolen e gazit duke tentuar që t’i verë flakën banesës. Arben Mici është ndaluar nga pjestarët e tjerë të shtëpisë, kurse nëna e tij, Lirije Mici është nisur për në rajonin e policisë duke bërë një denoncim ndaj djalit.

Ky i fundit u ndalua nga policia pak orë më pas duke u mbajtur në ambientet e shoqërimit me qëllim nxjerrjen para gjykatës për dhëniën e masës së sigurisë, por ai nuk e priti atë duke i vënë zjarrin qelisë, në të cilën ndodhej edhe Dilaver Idrizi, i ndaluar me akuzën se kishte hedhur bashkëjetuesen nga pallati.

Idrizi është përpjekur të shuajë flakët por nuk ka mundur. Pak sekonda më vonë, në qëlinë e ndezur vjen polici Hajredin Boja, i cili fillimisht nxjerr Idrizin nga qelia dhe kur kthehet të nxjerrë 26-vjeçarin asfiksohet aty. Ndërkohë, Arben Mici, i mbetur në qeli ndërron jetë prej asfiksisë. /abcnews.al

Artikulli paraprakSaimir Tahiri, Artan Hoxha zbulon se çfarë po ndodh me ish-ministrin e Brendshëm ne burg
Artikulli tjetërE rëndë! Punonjëset e fabrikës në Durrës u asfiksuan me fostoksinë, 5 prej tyre përfundojnë në spital