Shumë vende janë solidarizuar me atë po ndodh në Ukrainë, teksa Perëndimi në bllok ka ndërmarrë sanksione ekonomike ndaj Rusisë dhe ka dhënë mbështetje ndaj ukrainasve.

Advertisements

Solidariteti ka zbritur edhe në stadiumin ‘Air Albania’, ku tifozët e derbit Tirana-Partizani që po luhet në këto momente kanë shpalosur një banderolë ku shkruhet: “Jemi me Ukrainën”.

Ukraina gjendet prej dhjetë ditësh në një konflikt të përgjakshëm me Rusinë, duke prodhuar viktima të shumta dhe një krizë të jashtëzakonshme humanitare, ku një pjesë e mirë e ukrainasve janë larguar nga vendi i tyre.

Advertisements