I fundit! SPAK u pret “biletën” për në qeli 13 të akuzuarve për Inceneratorët, kush janë “Boss-ët” e ndaluar

SPAK në bashkëpunim me policinë e Shtetit kanë nisur një aksion për të ekzekutuar 13 urdhër ndalimi, për biznesmenë dhe zyrtarë të përfshirë në aferat korruptive të incneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Advertisements

Acbnews.al, mëson se që në orët e para të mëngjesit policia ka nisur arrestimet e personave ndaj të cilëve është prerë një urdhër arrest.

Mes personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër ndalimi në lidhje me aferën e inceneratorëve është Arjola Kodrën, administratore e Inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV. Po ashtu një zyrtarë tjetër i lartë është edhe ish-administratori i një kompanie, i identifikuar si Florian Muça, aktualisht drejtori i “AlbPetrol”. Urdhër arrest është prerë edhe për Loran Dushan, me detyrë Administrator i Inceneratorit të Fierit.

Advertisements

Operacioni për ndalimin e personave të tjerë në kërkim vijon edhe në këto momente, ndërsa mësohet se, SPAK ka marrë indicie edhe nga gjetjet e dala nga Komisioni Hetimor i zhvilluar pak kohë më parë.

Kujtojmë se në kërkim për këtë çështje janë shpallur Mirel Mërtiri, Stela Gugallja si dhe Klodjan Zoto.

I akuzuar për përvetësimin përmes korrupsionit të 3.7 milionë euro në burg për këtë çështje është ish-ministri i Mjedisit, Lefter koka ndërkohë që janë marrë në pyetje nga SPAK dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi si dhe deputeti socialist, Alqi Bllako.

Më 7 mars, në Tiranë, Komisioni Hetimor parlamentar për incineratorët zhvilloi mbledhjen e fundit, ku u paraqitën dy raporte me përfundime të kundërta nga opozita dhe nga shumica.

Për socialistët, lejet dhe ndërtimi i tre incineratorëve ishin në përputhje me ligjin, ndërsa opozita theksoi se nga këto procedura korruptive buxheti i shtetit u dëmtua me 430 milionë euro.

Lexo edhe: EMRI/ Afera e Inceneratorëve, kush është ish-administratori që SPAK i preu “biletën” për në qeli

Të dyja palët i bënë thirrje SPAK-ut të thellojë hetimet mbi aferën për të cilën, deri tani është paditur për korrupsion, ish ministri i mjedisit Lefter Koka.

Kryetarja opozitare e komisionit, Jorida Tabaku, paraqiti një raport prej 120 faqesh, i cili në fund nuk u miratua nga shumica e votave të anëtarëve socialistë të këtij komisioni hetimor.

Por anëtarët socialistë të këtij komisioni dhanë vlerësime krejt të kundërta në fund të hetimeve. Nënkryetarja e parlamentit dhe nënkyetarja e këtij komisioni, Ermonela Felaj, deklaroi në emër të shumicës se opozita keqpërdori fuqinë e këtij komisioni për të bërë propagandë kundër qeverisë të pabazuar në prova e fakte.

Në raportin voluminoz të socialistëve thuhet se me lejet, procedurat dhe zbatimin e projekteve për 3 incineratorët ligjet janë zbatuar me përpikmëri dhe në tërësi janë respektuar afatet e ndërtimit.

SPAK arrestoi në mes të dhjetorit ish ministrin e mjedisit Lefter Koka nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, pastrim parash, korrupsion e rryshfete afro 3.7 milionë euro lidhur me projektin e koncesionit të impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan.

Ish ministri Koka i mohoi akuzat në sallën e gjyqit, duke u shprehur se kishte zbatuar vetëm ligjin. Madje avokati i tij deklaroi se momenti politik kishte ndikuar në veprimet e SPAK-ut.

Përveç ish ministrit Koka, dy urdhëra të tjerë arresti kanë dalë për administratoren e kompanisë që fitoi koncensionin e Elbasanit Stela Gugalla, dhe administratorin e kompanisë që kreu punimet, Klodian Zoto, i cili zotëron dhe 70 përqind të aksioneve në inceneratorin e Fierit.

/abcnews.al/

Artikulli paraprakNuk ia kishte marrë mendja askujt! Monika Lubonja ‘shfaqet’ në “Oscar”(FOTO)
Artikulli tjetërBordi ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina