I FUNDIT/ Shkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti në Fushë-Krujë, vdes edhe 34-vjeçarja

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga aksidenti tragjik i cili ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë-Krujë-Milot.

Advertisements

Mësohet se fatkeqësisht ka humbur jetën edhe Rudina Haka, 34-vjeçarja e cila u raportua si e plagosur.

Njoftimi është bërë me dije nga vetë familjarët, të cilët kanë shpallur njoftimin e vdekjes së 34-vjeçares.

Advertisements

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:15. Automjeti me drejtues shtetasin Alfred Dika 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Artan Alushi, 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.

Artikulli paraprakAtentati në Vlorë, shihni si e tërheqin zvarrë të riun e plagosur dhe e fusin në mjetin e policisë (Video)
Artikulli tjetërAcar, shtrëngata dhe rrufe! Çfarë na pret në ditët e para të javës dhe kur nis kthesa e madhe