Ermal Mamaqi ka sqaruar edhe njëherë situatën e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”disa javë më parë.

Advertisements

Një batutë e tij ku u përmend Bora Zemani që vijoi më pas nga Salsano Rrapi për Beatrix Ramosaj bëri bujë dhe është parë si e qëllimshme, mirëpo Mamaqi sërish e ritheksoi se gjithçka ka qenë në kuadër të shakasë.

Më tej, aktori tregoi se me Trixën ende nuk ka komunikuar, duke shtuar se këngëtarja e ka kuptuar që nuk batuta e tij nuk kishte të bënte me të.

“Ka pasur shumë fëmijë që kanë qenë dashuruar me Donaldin dhe iu duk sikur e sulmova. Kjo është magjia e televizionit, është një hipnozë totale. Këta njerëz kanë qenë të hipnotizuar nga Big Brother. Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej virale do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’.

Kjo do të ishte skandal.“, tha Ermali. rixën e njoh që kur ka qenë e vogël, njoh familjen, tezen. E di që është një vajzë shumë e mirë. Ndoshta ngaqë ka qenë gjithmonë në përkujdesin e familjes, ndonjëherë pëlqen që, në kuptimin e mirë të fjalës po e them, të llastohet. I shkon ky, por besoj se e ka kuptuar se nuk ishte për të. Nuk kam folur me të por jam i sigurt se nuk ka asnjë kundërshti kundrejt meje.”, tha Ermali.

Advertisements

Sa i përket ofertës që i ka bërë Bora Zemanit, për të qenë pjesë e serialit të tij, aktori me me humor tha se moderatores pas Big Brother i është rritur “tangërlliku”.

“Kemi një problem, është një sfidë me Borën dhe uroj që të na shikojë dhe të ndryshojë mendimin e saj. Ngaqë u bë kjo zhurmë, i është rritur tangërlliku dhe ka një çmim të lartë. I bëj thirrje shikoje dhe njëherë ofertën se ndryshe folëm në fillim dhe ndryshe pas Big Brotherit. Borës i është rritur çmimi.”, tha ai.