Erioni është një ndër konkurrentët që ka qëndruar më gjatë në “Për’puthen”.

Advertisements

Ai ka nisur njohjet me disa vajza, me të cilat ka pasur takime të bukura, por asnjëherë nuk ishte deklaruar. Kur romanca me Mikelën po shkonte mirë, në program vjen Rrushja, me të cilën tha se ka pasur flirtime para pesë vitesh.

Edhe pse kur Rrushja u bë pjesë e “Për’puthen”, tha se s’ka asnjë interes për Erionin, pas disa javësh tregoi të kundërtën dhe së bashku zhvilluan disa takime brenda dhe jashtë studios. Afrimiteti me Rrushen, bëri që Mikela, e cila më herëy ishte deklaruar për Erionin, të ndihej keq, madje tentoi të lërë programin.

Këtë episod të “Për’puthen Prime”, konkurrenti u tregua i sigurt me deklaratat që bëri. Në një sqarim me Rrushen, ai i tha se do të ndërpresë takimet me të dhe më pas, mes një ambienti romantik, ai u deklarua për Mikelën:

“Prej ditën e parë deri në muajin e pestë ka qenë një rrugëtim shumë interesant. Ky është vendimi im. Je një vajzë shumë e guximshme, me karakter shume të fortë. Unë këtu dua të të njoh vetëm ty”, i tha Erioni, ndërkohë që të dy konkurrentët dhuruan puthjen e parë në buzë (të paktën para kamerave”.

Advertisements

Si rrallë herë, e emocionuar e me trupin që i dridhej, Mikela tha se “jam pa tekst”.