E tmerrshme! Ushtari rus i kapur mat tregon mizoritë: Oficerët vrasin të plagosurit e tyre, nuk i njoftojnë as të afërmit e tyre

Një ushtar rus i zënë rob nga forcat ukrainase foli për mizoritë në ushtrinë e tij, ku oficerët vrasin ushtarët e tyre të plagosur.

Advertisements

Ndër të tjera sipas tij, ata lënë pas të vdekurit në fushën e betejës dhe nuk i njoftojnë të afërmit e tyre.

Kjo u raportua nga qendra e shtypit e Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU).

Advertisements

“Ne u dërguam drejt vdekjes. Nuk marrin as 200! Të plagosurit i vrasin vetë! Ka kaluar një javë dhe askush nuk ka marrë as funeral”, tha i burgosuri.

SBU-ja vuri në dukje se ky “ushtar” ishte më me fat se të tjerët – ai u kap në Ukrainë.

“Pushtuesi qan dhe i kërkon të ëmës që të kontaktojë Unionin e Nënave të Rusisë, shpreson për një shkëmbim. Ushtari gjithashtu ka frikë për fatin e të afërmve të tij, kështu që ai kërkon të mos tregojë të gjithë të vërtetën për luftën në Ukrainë, për të mos rënë nën represionin e shërbimeve speciale ruse”, shtoi SBU-ja në publikimin e tyre.

Artikulli paraprakI fundit/ Vrasja me thikë në kryeqytet, vetëdorëzohet autori 15-vjeçar
Artikulli tjetërNdodh për herë të parë që nga viti 2014, çmimi i fuçive të naftës shënon çmim rekord