E rëndë! Punonjëset e fabrikës në Durrës u asfiksuan me fostoksinë, 5 prej tyre përfundojnë në spital

Punonjëset e një fabrike që prodhon tela për automjetet për llogari të një kompanie Gjermane janë helmuar gjatë ditës së sotme vetëm pak minuta pasi kishin shkuar në punë. Pesë prej tyre janë paraqitur në spital me tipike helmimi, si të vjella, marrje mendësh dhe dobësi.

Advertisements

“Kishin hedhur ilaç për minjtë dhe nuk na thanë. Në repartin tim jemi rreth 100 gra që punojmë|, tha njera prej vajzave që po merr serum në urgjencen e Spitalit rajonal të Durresit.

Pas simtomave të para, punonjëset kanë marrë ndihmë nga mjeku i fabrikës, i cili ka vendosur që ambienti të mbyllej për ditën e sotme. Por, gratë kanë patur simptoma edhe pasi kanë shkuar në shtëpi duke bërë që të paraqiten për ndihmë më të specializuar në spital.

Advertisements

Në një reagim të mëvonshëm, policia bën me dije se në spital u paraqitën pesë gra të moshave të ndryshme, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Artikulli paraprak“Ku…ë, rrupsi…”, Arben Mici rrahu dhe kërcënoi nënën pastaj i vuri zjarrin dhomës në komisariatin e Kamzës
Artikulli tjetërFansi ngacmoi Melindën, menaxheri i këngëtares i futet me shkelma në mes të koncertit(Video)