E rëndë/ 4-vjeçari shqiptar humb jetën para syve të babait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Edolo të Brescia në Itali ku një djalë i vogël 4-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën përpara syve të babait të tij.

Advertisements

Andrea Direxhai ka qenë duke drekuar me familjen e tij, kur papritur u mbyt nga ushqimi.

Babai i vogëlushit 4-vjeçar lajmëroi me urgjencë ambulancën për t’i ardhur në ndihmë Andreas.

Advertisements

Ekipet e emergjencës që mbërritën menjëherë në vendngjarje tentuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë 4-vjeçarit, por fatkeqësisht nuk mund të bënin asgjë për vogëlushin shqiptar. Me gjithë përpjekjet e tyre, 4-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Lajmi i hidhur pikëlloi të gjithë zonën e Edolo, ku familja shqiptare ishte mjaft e njohur dhe e respektuar nga komuniteti vendas.

Kryetari i Bashkisë së Edolo në Itali, Luca Masneri ka shprehur ngushëllimet për prindërit e Andreas, për humbjen e rëndë që po përjetojnë. /tvklan.al

Artikulli paraprakI fundit! Gjermania ngre avionët ushtarakë në ajër dhe bën lëvizjen urgjente
Artikulli tjetër“Bunkeri luksoz i nëndheshëm gjendet në malet e …”/ Habit profesori i njohur rus: Putini e ka dërguar familjen në…