E fundit/ I mori jetën për radhën në supermarket, vetëdorëzohet autori i vrasjes së Jurgen Dukës

Është vetëdorëzuar në komisariatin nr.2 në Tiranë, ish-efektivi i polici Arbër Sula. I akuzuar për vrasjen e shtetasit Jurgen Duka.

Advertisements

Sula ishte në arrati që prej 14 Dhjetorit të vitit të shkuar, ku pas një konflikti të çastit qëlloi me armën e shërbimit mbi Jurgen Dukën.

Advertisements

Shkak i krimit u bë një zënkë për radhën në një supermarket në rrugën ‘Irafan Tomini’ në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit J. D.

Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, mbrëmjen e sotme, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi A. S., (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit), shtetasin J. D., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Jurgen Duka

Artikulli paraprakVjen lajmi i shumëpritur, qeveria heq orën policore! Ja masat e reja që futen në zbatim
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e mërkurë, 2 mars 2022