E FUNDIT/ Aksident i tmerrshëm në vend, humbin jetën 4 persona! Mes tyre dhe një i mitur

Krujë

Advertisements

Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

Advertisements

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

abcnews

Artikulli paraprakI ftohti siberik ‘mbërthen’ vendin, ju njohim me parashikimin motit për ditën e sotme
Artikulli tjetërKush janë 4 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik sot në Fushë-Krujë-Milot, mes tyre dhe vajza 16-vjeçare (EMRAT)