PANORAMAPLUS/ Donald Veshaj ka zgjedhur të japë një mesazh publik, përmes një fotoje të publikuar në Instastory që e ka shoqëruar me një këngë që duket si kundërpërgjigje ndaj të gjithve.

Advertisements

Madje, për ta bërë më të qartë mesazhin që do të japë, aktori i ka zmadhuar shkronjat në gjithë madhësinë e fotos. Bëhet fjalë për këngën e Eminem, “Fall”, teksti i të cilës thotë: “Të gjithë kanë thënë se çfarë mendojnë për mua muajit e fundit. Është shumë e dukshme. Ndoshta është koha që unë të them se çfarë mendoj për ta.”

Përpos kësaj, ajo hoqi nga Instagrami të dy vëllezërit Veshaj dhe videon e surprizës që i bëri Donaldit. Vetëm pak ditë më vonë, edhe Donaldi e hoqi atë nga lista e njerëzve që ndiqte e po ashtu fshiu videot nga profili, duke lënë vetëm videon e puthjes me Borës.

Gjatë kësaj jave është transmetuar “Post Big Brother VIP” në të cilin është komentuar rrugëtimi i Donaldit, pa qenë ai i pranishëm, kujtojmë këtu se mes të tjerash Donaldi refuzoi edhe të ishte në “Post Big Brother VIP”, regjistrimet e të cilin u realizuan vetëm dy ditë pas finales.

Advertisements

Disa prej ish-banorëve e kanë komentuar atë me nota jo pozitive, duke e akuzuar se ka përdorur lidhjet e tij për lojë, e jo vetëm. Madje, Donaldi është ironizuar edhe për deklaratën e tij se do ndërtojë katër shtëpi për njerëzit ne nevojë. Ai ftoi edhe Ilir Shaqirin t’i bashkohej por ai e refuzoi duke thënë se ka kush ndërton tulla.

Për gjitha këto raste, Donaldi ka qëndruar në heshtje duke mos reaguar asnjëherë dhe duke mos dhënë versionin e tij për asnjë situatë.

Nëse pas këtij paralajmërimi ai do flasë më në fund për të gjitha mbetet për tu parë.