Djali i Robert Aliaj rrëfen arsyen e vërtetë pse u largua nga programi i dashurisë

Në programin “Ditë pas dite” nga Fjodora Fjora, ishte i ftuar Kristi Aliaj.

Advertisements

Kristi është një nga ish-konkurrentët e programit të dashurisë Love Story.

Ai tregoi arsyen pse u largua nga ky program, duke thënë se në atë emision shumë personazhe ishin të shtirur e situatat ishin të stisura dhe se preferon gjërat e vërteta.

Advertisements

“Debate koti dhe debate fallco. Personazhet ishin shumë të shtirur dhe fallco”, tha Aliaj.

I pyetur nga Anaidi nëse është ndikuar largimi i Robert Aliaj nga emisioni, Kristi u përgjigj:

“Emocionalisht po, sepse unë erdha në program që të ishim të dy aty, ky ishte ingredienti i lezetshëm i show-t, që kisha babain përpara”.

Gjithashtu Kristi tha se i pëlqen bota e televizonit dhe po pregatit një projekt ku mendon se mund të jetë producent për të bërë një reality.

Artikulli paraprakUkraina ndërpret shërbimet e internetit, ja çfarë ndodhi
Artikulli tjetër“Nuk mund t’i ndalohet…”, analisti i njohur flet për rikthimin e Berishës: Kjo tregon prapambetje!