Detaje tronditëse/ Dëshmitari në Greqi që pa 11-vjeçarin me vëllain e pajetë në dorë: ‘Na e solli foshnjen të ngrirë’

Një biznesmen ka rrëfyer momentet e para pas zbulimit të kr imit të rëndë nga djali 11-vjeçar i familjes shqiptare që u vr a në Greqi.

Advertisements

Pronari i një dyqani tregon se si i mbijetuari i vetëm doli në rrugë duke bërtitur teksa mbante në krahë vëllain e tij një vjeç që kishte vde kur. “Na e solli të ngrirë”, thotë ai duke iu referuar faktit se nuk kishte më shenja jete.

Advertisements

Si ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë tentuar ta ndihmojnë 11-vjeçarin dhe kanë lajmëruar menjëherë ambulancën.

Sipas policisë greke, autor i dyshuar është një shtetas grek,i zoti i banesës në të cilën jetonte me qera familja shqiptare. Viktimat Armando dhe Maria Dosku dhe dy fëmijët e tyre 1 e 2 vjeç, që u ekze kutuan me ar më dhe u masakruan me thi kë në banesën e tyre.

Autori tentoi t’i zhdukë trupat duke tentuar ti ngarkojë në një rimorkio, por duket se nuk arriti ta realizojë synimin e tij pasi në banesë ka mbërritur djali 11 vjeçar i Marias, i cili ka gjetur trupat e masakruar dhe ka rendur për ndihmë në kishën aty pranë.

Policia thotë se është çështje kohe gjetja dhe arrestimi i autorit. Jashtë kamerave fqinjët thonë se ai ka probleme të çrregullimit mendor.

Në të kaluarën ai është mbajtur për pak kohë në një spital psikiatrik, dhe pasi ka dalë ka vazhduar aktet mi zore duke keqtrajtuar dy ish gratë e tij, fqinjët, e madje edhe kafshët shtëpiake të banorëve të tjerë.

Artikulli paraprak“Askush nuk e dinte planin e Putinit përveç…”/ Rama zbulon bisedën me ministrin e Jashtëm rus, tregon informacionin e bujshëm
Artikulli tjetërEfektet e luftës Rusi-Ukrainë, Edi Rama bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë