Detaje të tjera nga ngjarja tronditëse në Greqi, kush është familja shqiptare e masakruar (EMRAT+FOTO)

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në zonën e Andravidës në Ilia, ku një familje shqiptare me 4 anëtarë është gjetur e masakruar brenda banesës.

Advertisements

Informacionet e para nga mediat lokale për masakrën, raportuan se babai vrau gruan , dy fëmijët e vegjël dhe më pas u vetëvra.

Megjithatë, burime të tjera policore thanë se krimi po konsiderohej se u krye nga ish-bashkëshorti i gruas shqiptare, i cili vrau çiftin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, duke lënë të gjallë të vetëm fëmijën e tij, rreth 11 vjeç, i cili ishte fryt i martesës së tij të mëparshme me viktimën.

Advertisements

Foto të publikuara nga Argjirolajm

Fqinjët raportuan se fëmija më i madh i familjes 11-vjeçar nuk ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja. Por ishte ai që gjeti në shtëpi vëllezërit e tij të vegjël dhe nënën e tij të gjakosur.

Sipas raportimit në mediat greke, dy fëmijët e vdekur, një dhe dy vjeç janë gjetur brenda shtëpisë.

Foto të publikuara nga Argjirolajm

Argjirolajm.net mëson se babai i familjes quhet Armando, kurse bashkëshortja Maria. Ata janë ma origjinë nga Lushnja. Argjirolajm.net siguron foto të tyre.

Artikulli paraprakNgjarja tronditëse në Greqi, pse u vra familja shqiptare? Ja dy pistat që po heton policia
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 3 mars 2022