Del dokumenti, Ukraina kishte planifikuar të sulmonte Donbasin para pushtimit rus(Foto)

Ukraina planifikoi të sulmonte rajonin Donbass në lindje të vendit në mars. Kështu thuhet në një dokument prej gjashtë faqesh që publikoi orët e fundit Ministria ruse e Mbrojtjes.

Advertisements

Urdhri sekret iu shpërnda gazetarëve nga përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, gjeneralmajor Igor Konashenkov. Ai mban firmën e Komandantit të Gardës Kombëtare të Ukrainës, gjeneral kolonel Mykola Balan dhe ka datën 22 janar 2022.

Urdhri “Për organizimin e stërvitjes së grupit taktik të batalionit të brigadës së 4-të operacionale për të kryer Detyrat luftarake (të veçanta) në operacionin e forcave të përbashkëta si pjesë e brigadës së Forcave të Armatosura të Ukrainës” u drejtohet krerëve të departamenteve të Kievit verior, Odesës jugore dhe territorit perëndimor të Gardës Kombëtare të Ukrainës,” tha Konashenkov.

Advertisements

“Dua të theksoj se kjo njësi e trupave të sulmit ajror të Ukrainës janë trajnuar që nga viti 2016 instruktorë amerikanë dhe britanikë në programet e trajnimit “Standardi i NATO-s” në Lviv”, tha përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.

Donbass është rajon i Ukrainës ku ndodhen Republikat Popullore të vetëshpallura të Luhanskut dhe Donetsk dhe ku separatistët pro-rusë janë aktivë prej vitesh.

Dokumenti që ka marrë në duar qeveria ruse është i shkruar në gjuhën ukrainase dhe ka gjashtë faqe, citon noa.al gazetën belge Newsblad.

Në dokument thuhet se Ukraina kishte nisur një inkursion ushtarak në rajonin e Donbass dhe në gjashtë faqet përfshihen udhëzime taktike për dislokimin e trupave. Vërtetësia e dokumenteve ende nuk është verifikuar. Lajmi u bë i ditur përmes agjencisë ruse të lajmeve Sputnik. Nuk ka ende asnjë përgjigje nga Ukraina.

Urdhri qeveritar kishte mbërritur në komandën e autoriteteve të Gardës Kombëtare të Ukrainës dhe përshkruan në detaje planin për përgatitjen për operacione sulmuese në Donbass, me siglimin “Operacioni i Forcave të Përbashkëta”, raporton Tass.

Është një nga herët e para që Rusia po përpiqet të legjitimojë pse filloi luftën në Ukrainë. Më herët, Moska tha gjithashtu se vendi duhet të “denazifikohet” dhe se dëshiron të parandalojë Ukrainën në planet për zhvillimin ose përdorimin e armëve bërthamore. /noa.al

Artikulli paraprakKush janë shqiptarët që iu bashkuan luftës në Ukrainë, njëri vëllai i këngëtares së njohur shqiptare
Artikulli tjetërArti në zi/ Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar