Covid-19 në Shqipëri/ Ulet numri i rasteve të reja, ja sa humbje jete raporton Ministria e Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,289 testime, 95 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 396 të shëruar në 24 orët e fundit

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Advertisements

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1,289 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki: 37 në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan.

Janë 1,747 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 64-vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84-vjeç.

Janë shëruar 396 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,697 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Mars 2022)

Raste të reja ditore 95

Të shëruar në 24 orë 396

Të shtruar në spitale 45

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 1,289

Testime totale 1,748,195

Raste pozitive 271,920

Raste të shëruara 266,697

Raste Aktive 1,747

Humbje jete 3,476

Artikulli paraprakAmbasada ruse në Tiranë zbardh bisedën telefonike mes Putinit dhe Macronit: Ky është synimi i tmerrshëm Rusisë
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, makina ‘fluturon’ në ajër këmbësorin (EMRI)