Çfarë ndodhi në ditën e 34-të të luftës në Ukrainë?

Seanca e fundit e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi solli konsesus për disa çështje, kështu tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, si palë e tretë në bisedime, pasi përfundoi takimi.

Advertisements

Cavusoglu tha se bisedimet e sotme shënuan hapin më të madh në “afrimin midis dy palëve”, por nuk foli konkretisht se në çfarë pikash palët arritën konsensus.

Një nga negociatorët ukrainas Mikhailo Podolojak tha për mediet se për Ukrainën prioritet kyç mbetet marrëveshja për garancinë e Ukrainës, në mënyrë që takimi Putin Zelensky të jetë sa më i afërt.

Advertisements

Dokumentet mbi të cilat punuam sot për marrëveshjen për garancitë e sigurisë së Ukrainës janë të mjaftueshme për të shpallur dhe mbajtur një takim të presidentëve. Çelësi për këtë, e theksoj sërish, është aftësia për të marrë garanci sigurie nga vendet garantuese për t’i dhënë fund luftës së sotme. Sot kemi qëndrime që mund të mbështeten si nga Federata Ruse ashtu edhe nga vendet garantuese

Ulja në tavolinë e palës ukrainase dhe ruse në Stamboll, solli efekte të menjëherë kur trupat ruse u panë të tërhiqen nga rrethinat e Kievit dhe qytetit te Chernihiv .

Një nga zhvillimet kryesore të bisedimeve ishte se Ukraina tha se do të pranonte statusin neutral – që do të thotë se nuk do të bashkohej me aleancat ushtarake, duke përfshirë NATO-n, apo të presë bazat ushtarake – në këmbim të garancive të sigurisë nga vendet e tjera.Por Ukraina tha se dëshiron një traktat ndërkombëtar të nënshkruar nga vendet “garantuese të sigurisë”, i cili përfshin:Një dispozitë që brenda tre ditëve nga fillimi i një lufte, agresioni ose operacioni ushtarak, vendet garantuese do të detyrohen ligjërisht të ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe këtu mudn të vleje edhe vendosja e ndalim fluturimit.

Garantuesit do të ishin anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Shtetet e Bashkuara, MB, Franca, Kina dhe Federata Ruse,

Ukraina gjithashtu dëshiron të shohë Turqinë, Gjermaninë, Kanadanë, Italinë, Poloninë dhe Izraelin midis garantuesve. Garancitë e sigurisë nuk do të zbatohen “përkohësisht” për territoret e pushtuara të Donetskut dhe Luhanskut

Nga të gjitha vendet garantuese pritet mos kundërshtimi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe ta ndihmojnë atë në këtë proces.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, theksoi se të gjitha propozimet e delegacionit ukrainas do të kishin nevojë për mbështetjen e gjerë të ukrainasve.

Artikulli paraprakKthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Artikulli tjetërRusia tërhoqi trupat nga Kievi, ja sa ra çmimi i naftës në treg