Bombardimet ruse i marrin jetën futbollistit bashkë me nënën e tij (FOTO)

Një futbollist amator i Gostomel, Dmitry Martynenko vdiq në Kiev së bashku me nënën e tij. Një predhë ruse goditi shtëpinë e tyre.

Advertisements

Kjo është një humbje e madhe edhe për futbollin ukrainas, “zemra” e të cilit ka ndalur së rrahuri qysh kur nisi pushtimi ushtarak i vendit nga Rusia.

Advertisements

Martynenko konsiderohej lojtari dhe golashënuesi më i mirë i Ligës së Dytë të rajonit të Kievit. 25-vjeçari Dmitry Martynenko kishte luajtur më parë me Luhansk në rolin e mesfushorit. Gjatë karrierës së tij futbollistike, ai u bë golashënuesi dhe lojtari më i mirë i Ligës së Dytë, si pjesë e FC Gostomel.

E gjithë bota futbollistike i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të Dmitry, ashtu si të gjithë ukrainasve që vdiqën duke mbrojtur atdheun në luftë të përgjakshme me trupat ushtarake ruse.

Futbollisti ukrainas Martynenko dhe nëna e tij u vranë nga shpërthimi i bombës ruse kur ndodheshin në shtëpinë e tyre.

Artikulli paraprak“Duhet për të pastruar fëmijët e djallit”/ Habit prifti grek: Lufta Botërore do të ndodhë!
Artikulli tjetërRusia del me paralajmërimin e frikshëm: Ja kush e ka radhën tani!