Ambasada ruse në Tiranë zbardh bisedën telefonike mes Putinit dhe Macronit: Ky është synimi i tmerrshëm Rusisë

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka zbardhur bisedën telefonike mes Presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij francez, Emannuel Macron në lidhje me luftën në Ukrainë.

Advertisements

Gjatë bisedës telefonike, Vladimir Putin komentoi në detaje «Mesazhin e Presidentit të Francës drejtuar popullit francez lidhur me luftën në Ukrainë» duke mos rënë dakord me shumë nga tezat e përmendura, thotë ambasada ruse në Tiranë.

Advertisements

“Në veçanti, me deklaratën e Emanuel Makron, i cili e quajti «gënjeshtër» faktin që Rusia po lufton kundër nazizmit në Ukrainë. U dhanë shpjegime të argumentuara lidhur me rolin e neonazistëve në politikën shtetërore të Kievit.

U nënvizua se gjatë operacionit special për mbrojtjen e Donbasit, Rusia synon të vazhdojë luftën pa kompromis kundër luftëtarëve nacionalistë të formacioneve ushtarake, që po kryejnë krime ushtarake, ndër të tjera, duke përdorur popullsinë civile si një mburojë e gjallë”.

Po ashtu ambasada argumenton se “Presidenti Putin drejtoi vëmendjen te fakti se në mesazhin e Emanuel Makron nuk përmendet asnjë fjalë për sabotimin nga autoritetet ukrainase përgjatë shtatë viteve, të Marrëveshjeve të Minskut, por edhe se vendet evropiane nuk ndërmorën asnjë hap për të detyruar Kievin t’i përmbushte ato”.

Artikulli paraprak“Incidenti” i parë/ Ja çfarë ndodh në takimin mes delegacionit ukrainas dhe atij rus (VIDEO)
Artikulli tjetërCovid-19 në Shqipëri/ Ulet numri i rasteve të reja, ja sa humbje jete raporton Ministria e Shëndetësisë