Acar, shtrëngata dhe rrufe! Çfarë na pret në ditët e para të javës dhe kur nis kthesa e madhe

Vendi është në ndikim të një sistemi frontal i cili do të vijojë do tw sjellë reshje shiu e dëbore.

Advertisements

Ditët e para të javës së ardhshme parashikohen me sisteme vranësirash si dhe reshje shiu. Reshjet hera herës do të pasohen nga shtrëngata me rrufe.

Dëbora do të përfshijë të gjitha zonat malore e kodrinore. Përgjithesisht parashikohen me intensitet mesatar por në veri e juglindje në momente të caktuara edhe e dendur. Në zona të izoluara në kuota të ulta do të shihen flokë dëbore.

Advertisements

Prej mesjavës depërtimi i rrymave të acarta në Europën lindore do të ketë ndikim periferik edhe në vend. Ashtu si në tabelë vërehet rënie temperaturash të cilat do të sjellin ngrica si dhe erë të ftohtë veriore e verilindore. Dallgëzimi i forcës 4 ballë. Moti pritet të përmirësohet nga mesi i javës.

Ju urojmë një javë të mbarë!/ SHMU

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Shkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti në Fushë-Krujë, vdes edhe 34-vjeçarja
Artikulli tjetërKy është pronari i karburantit në Shqipëri që nuk e rriti çmimin e naftës, 1 litër shitet më pak se 200 lekë