A ka ndërtuar regjim kryeministri? Ish-presidenti Moisiu: Rama ka diferencë të madhe me Berishën! Ka vetëm një mënyrë si mund të ikë

Alfred Moisiu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për një sërë çështjesh, nga kriza e opozitës deri tek qeverisja e Edi Ramës.

Advertisements

I pyetur nëse Rama ka ndërtuar një regjim autokratik në Shqipëri, Moisiu e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se i njeh mirë regjimet dhe se nuk ka një të tillë në Shqipëri.

Ylli Rakipi: Edi Rama ka 9 vjet në pushtet. Keni një mendim ju për qeverisjen e tij?

Advertisements

Alfred Moisiu: Sigurisht që kam. Ke një qorr dhe një me një sy. Kujt do ja japësh? Atij me një sy. Edi Rama e ka një sy. Ka të meta sa të duash, por ai e ka një sy. Edhe tani ka abuzime, jo se është mirë që janë në shkallë më të ulët, por ka një diferencë të madhe.

Ylli Rakipi: Disa analistë thonë që jetojmë nën regjimin e Edi Ramës?

Alfred Moisiu: Kjo regjim tani… Regjimin e di unë si është regjimi. E kam ndjerë më shumë sepse kam patur eprorët e mi që janë pushkatuar, kanë ngrenë dhè.

Ylli Rakipi: Ky Edi Rama ikën nga pushteti thua, se kemi edhe këtë opozitën me probleme?

Alfred Moisiu: Ky popull duhet të shohë me dy sy, që të ikë Edi Rama. Po qe me një sy, e merr prap ky.

Artikulli paraprakKreshnik Spahiu e thotë troç: Ja kush është fajtor për çmimin e karburanteve
Artikulli tjetërÇfarë ndodhi? SHBA dërgon qindra trupa ushtarake në Gjermani