A i druheni përjashtimit nga partia? I kërkoi Bashës të jap dorëheqjen, deputeti demokrat nxjerr prapaskenat nga selia blu

Pas rezultatit humbës që pësoi PD në zgjedhjet e 6 marsit, disa deputet kanë dalë kundër Lulzim Bashës dhe kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i partisë.

Advertisements

Një prej tyre, i cili kërkoi dorëheqjen e Bashës në mbledhjen e PD, ishte dhe Ferdinand Xhaferraj.

I ftuar sot në emisionin ‘Breaking’, Xhaferraj tha se Basha nuk mund të vijojë më, pasi ka shkaktuar një situatë sa komike aq dhe tragjike njëherësh.

Advertisements

A do japë dorëheqjen Basha?

Nuk mundet të vijojë. Jemi në vitin 2022, një vend i ndodhur në Europë, janë humbur 4 palë zgjedhje, dhe ai nuk jep dorëheqjen. Është tragjedi dhe komedi bashkë, që na bën të gjithëve të ndjehemi të turpëruar.

E keni mbështetur vetë Bashën…

Heqja e dualizmit nga Berisha mund të provonte një lidership ndryshe nga ana Lulzim Bashës, por zgjedhjet e 6 Marsit nuk e treguan këtë. Kam bindjen se brenda grupit parlamentar kemi figura. I kuptoj demokratët që thonë se edhe ju jeni të vonuar. I kam renditur të gjitha problematikat që ka PD-ja. Gjithmonë kam besuar që jemi pjesë e gjësë, dhe mendonim të azhdojmë se nuk kemi pasur gjë personale me Lulzim Bashën. Por gjithmonë e kemi mbështetur. Nuk e kuptoj si një njeri i arsimuar në Perëndim nuk e kupton problematikën.

I druheni një përjashtimi nga Basha?

Nuk e kam fare problem. Kur kam qenë 34 vjeç isha sekretar në PD, dhe kur Berisha filloi përjashtimet. I dola përballë dhe i thashë ku i qëndrojnë problematikat.

Artikulli paraprakVdes parakohe ish zyrtari i lartë shqiptar, lajmin e trishtë e jep zëdhënësja e tij
Artikulli tjetërNga nesër, Serbia merr vendimin drastik, pezullon eksportet e grurit, miellit, misrit e vajit. Vuçiç: Duhet ta ndalojmë pasi…