VIDEO bën xhiron e botës/ Ish-Presidenti Poroshenko shfaqet me kallash në dorë në mes të sheshit, ja vendimi drastik që ka marrë

Ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko është shfaqur i armatosur në rrugët e Kievit. Më një kallashnikov në dorë, ai u shpreh për CNN se ukrainasit janë gati për të mbrojtur vendin e tyre.

Advertisements

“Të gjithë duhet të kuptojnë, Putin shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putin i shpalli luftë të gjithë botës,” tha ai. Ai e quajti presidentin rus “thjesht të çmendur”.

Poroshenko tha se batalioni i tij është rreth dy deri në tre kilometra nga luftimet midis ushtarëve rusë dhe ukrainas.

Advertisements

Më tej u shpreh se Ukraina ka nevojë për ndihmën e Perëndimit, duke përfshirë sanksionet, largimin e Rusisë nga SWIFT – një rrjet mesazhesh të sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën – dhe bllokimin e avionëve dhe anijeve ruse në portet e BE-së dhe NATO-s.

Poroshenko falënderoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar për sigurimin e armëve mbrojtëse.

“Kjo është e rëndësishme për ne që të ndjejmë se nuk jemi vetëm, se ju jeni bashkë me ne”, tha ai.

Ish-presidenti tha se Putin nuk do ta pushtojë kurrë Ukrainën.

“Pavarësisht se sa ushtarë vret, sa raketa ka, sa armë bërthamore ka, ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane,” tha ai.

“Kemi kallashnikovë, pistoleta, dhe armë të tjera të lehta”, shprehet ai duke marrë në dorë një automatik.

Artikulli paraprakE fundit/ Ukraina i jep goditjen fatale Rusisë
Artikulli tjetërMision i pamundur? Ja si të shpëtoni nga një sulm bërthamor nëse Rusia nxit Luftën e 3-të Botërore