Frika nga lufta bërthamore, Joe Biden vjen me mesazhin e rëndësishëm

Presidenti amerikan Joe Biden u ka kërkuar amerikanëve që të mos shqetësohet për luftën bërthamore, pasi Rusia vendosi forcat e saj parandaluese bërthamore në gatishmëri të lartë.

Advertisements

Perëndimi që atëherë e ka dënuar vendimin, por situata nuk është përshkallëzuar më tej. Më herët, SHBA tha se nuk do të rriste nivelet e veta të alarmit bërthamor.

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të dielën kalimin në një regjim të veçantë të shërbimit të forcave të ushtrisë që kanë kontrollin e mbushjeve bërthamore të Rusisë. Urdhri i liderit rus erdhi “ për shkak të deklaratave agresive nga Perëndimi” pasi ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Advertisements

“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm [të Forcave të Armatosura të RF] të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, tha Putin të dielën në një takim në Kremlin me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov.

Gjithçka ndodh teksa Rusia është izoluar tërësisht nga Perëndimi përmes sanksioneve të shumta.

Artikulli paraprakFIFA përjashton Rusinë nga Botërori, Kombëtares Shqiptare i hapen dyert drejt ‘Qatar 2022’
Artikulli tjetërMilorad Dodik telefonon ministrin e Jashtëm rus, ja cili ishte mesazhi i qartë që i dha lidhur me marrëveshjen