Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të gjithë Evropën, ka thënë kompania mëmë “Meta”.

Advertisements

Çështja lidhet me rregulloret evropiane të të dhënave që pengojnë “Meta”, kompaninë e njohur më parë si Facebook, të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e evropianëve në serverët me bazë në SHBA.

Në raportin e tij vjetor drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së, autoriteti financiar i vendit, Meta paralajmëroi pak ditë më parë se nëse nuk miratohet një kuadër i ri, kompania nuk mund të përdorë më modelin aktual të marrëveshjeve.

Meta tha se përpunimi i të dhënave të përdoruesve midis vendeve është thelbësor për shënjestrimin e biznesit dhe reklamave.

“Nëse nuk jemi në gjendje të transferojmë të dhënat midis vendeve dhe rajoneve në të cilat operojmë, ose nëse jemi të kufizuar nga shkëmbimi i të dhënave midis produkteve dhe shërbimeve tona, kjo mund të ndikojë në aftësinë tonë për të ofruar shërbimet tona, mënyrën në të cilën ne ofrojmë shërbimet tona ose aftësia jonë për të synuar reklamat”, thuhet në deklaratë.

Advertisements

“Meta” mund të përdorte më parë një kornizë të transferimit të të dhënave të quajtur “Privacy Shield” si bazë ligjore për të kryer transferime transatlantike të të dhënave.

Por në korrik 2020, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e anuloi traktatin për shkak të shkeljeve të mbrojtjes së të dhënave.

BE dhe SHBA kanë thënë se po punojnë për një marrëveshje të re ose të përditësuar të traktatit.