Aksident me vdekje në vend/ 18 vjeçari me “Benz” përplas 56-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

LUSHNJË

Advertisements

Një 56-vjeçar ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e sotme në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, ku shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Gjendet një grua e pajetë, detaje nga policia
Artikulli tjetërDërguan armë në Ukrainë, Rusia kërcënon Bashkimin Evropian!