‘3 mijë lekë, na sillni listë…’/Përgjimet, kush janë zyrtarët e PS që blenë vota në Dibër

1 javë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Denis Xholi dhe Albjon Ceku u kapën në makinën e tyre me para për të blerë vota për Partinë Socialiste. Gjykata i dënoi ata me 1 vit dhe në përgjimet e telefonave të tyre vërtetoheshin biseda ku flisnin për shpërndarje parash. Por, paratë nuk ishin e vetmja mënyrë për të blerë vota. Dy të dënuarit kanë bërë presion me anë të ndihmës ekonomike për të siguruar vota. Kjo vërtetohet nga përgjimet telefonike që Euronews Albania i zotëron.

Advertisements

PJESË NGA PËRGJIMET:

Denis Xholi: Ja ta takoj nesër atë. Takova Bert Qosen sot.

Advertisements

Besmir Xholi: Nuk e di o punët nuk janë fare mirë këtë di me thënë. Çfarë tha Berti.

Denis Xholi: Ashtu më duket dhe mua. Ta shoh më tha, haha. Duhet me ju bë içik presion nga asistenca se jan bë kopila.

Besmir Xholi: Po mirë mendoju thuj tua bëjn ato që u japin, se merrte mani danit 210 mijë lekë asistencë edhe shumë mirë ua bëjnë. Shpendit a i ke thënë gjë?

Kjo nuk është e vetmja bisedë e gjetur në telefonin e Denis Xholit ku në fokus është ndikimi ndaj qytetarëve të Peshkopisë për të votuar Partinë Socialiste. Në këtë bisedë, Denisit i kërkohet 3 mijë lekë për 1 votë.

Kusheriri Keli: Denis këto janë llafet thoi Kelit na fut ndonjë gjë se jemi copë copë dhe dhjetë vota për 100, o Deno thoj kushos tim 300 mijë bëji gati dhe ti jap 10 vota si dush.

Denis Xholi: Ok. Ok.

Pas bisedës, Denis Xholi frikësohet nga përgjimet dhe 20 minuta me vonë i dërgon një tjetër mesazh ku i shkruan.

Denis Xholi: Të lutem nuk merrem me kështu punësh unë.

Dosja përmban edhe komunikime të tjera kryesisht gjatë fushatës elektorale një është ai i datës 10 prill ku Denis Xholi i kërkon një personi të njohur si nipi i xhatit t’i sigurojë një listë me emra për të blerë vota

Denisi Xholi: Të lutem më bëj një listë emrash po munde ku mund të bëjmë punë.

Nipi Xhatit: Sa emra do?

Denisi Xholi: Hahaha ku mund të bëjmë punë me i kontaktu me i sqaru.

Nipi Xhatit: Se di a janë për takim po un u them ashtu sikur na the ti.

Albjon Ceku i arrestuari tjetër për këtë dosje të hetuar nga pokuroria e posaçme në 19 prill ka biseda me persona ku pranon se janë blerë vota.

Aranit Osmani: Paraja blen dhe votën.

Albjon Ceku: Hahaha po, ta blen pz.

Në fokus të ndikimin tek zgjedhësit në Dibër ka qenë edhe vota për kandidatët brenda të njëjtës forcë politike.

Marrë nga Euronews

Artikulli paraprakHoroskopi mujor, Mars 2022, mbi shëndetin dhe paratë/ Çfarë do të ndodhë me të dashuruarit dhe beqarët
Artikulli tjetër“Në vendin tonë nuk do të shkoni në parajsë”, ushtari ukrainas lyen fishekët me dhjamë derri për çeçenët (VIDEO)