Temperaturat ulen deri në -10°C, ja si do të jetë moti këtë javë

Për ditën e Hënë dhe atë të Martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Advertisements

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore në veri mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Duke filluar nga dita e Mërkurë deri dhe në fund të javës (dita e Premte) vendi do të ndikohet nga masa ajrore të thata, të qëndrueshme dhe të ftohta. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura negative në vlerat e mëngjesit.

Advertisements

Gjithashtu vlen për tu theksuar se deri ditën e Enjte në orët e pasdites parashikohet erë tepër e fortë dhe intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrinë deri në 20-25m/s! Era më tepër e fortë përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Më pas era humbet intensitet.

Artikulli paraprakTërtmeti i fortë që tronditi dje vendin, reagon ministria e Brendshme(Detaje)
Artikulli tjetërHoroskopi javor (10 – 16 janar 2022), ja shenjat më me fat