Reshje shiu dhe mjegull në disa qytete, ja si do të jetë moti sot

Vendi ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Advertisements

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në veri , veriperëndim dhe jugperëndim. Borë e dobët në alpe. Gjatë reshjeve parashikohet mjegull e mjegullinë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete të forcës 3-4 ballë.

Advertisements

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 13°C

në zona e ulëta 5 deri 18°C

në zona bregdetare 9 deri 18°C

Artikulli paraprakSi asnjëherë më parë, Stresi ndihmon publikisht Noizyn(Foto)
Artikulli tjetërMësojini tani! Këto tre shenja do zyrtarizojnë lidhjen në 2022