Sefer Shata, personi i akuzuar nga sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, hedh poshtë deklaratat e tij. Në një prononcim për ‘BalkanWeb’, Shata shprehet se nga mbështetës të Berishës, emri i tij është përdorur në një foto që nuk ka lidhje me të.

Advertisements

Ndonëse se pranon se ka qenë sot në selinë e PD, ai mohon te jete personi për të cilin pretendon Berisha. Shata thotë se është aktivist ndër vite në PD, dhe madje ka shoqëruar e është dekoruar nga ish kryeministri.

“Më ka nxjerrë një foto më ka ngatërruar me një person aty. Nuk jam ai i fotos, jam aktivist i PD, por nuk jam personi në foto. Më kanë shqetësuar familjen. Nuk kemi ngjashmëri.

Kam qenë shoqërues i vjetër në PD, që nga Eduard Selami Tritan Shehu kemi shoqëruar edhe Berishën. Jam pishtar i demokracisë. Jam dekoruar edhe nga vetë z.Berisha. Nuk jam pjesë e asnjë organizate kriminale.” u shpreh ai për ‘BalkanWeb‘.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një prononcimi për mediat bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se në selinë blu ka vrasës e njerëz në kërkim. Berisha u shpreh se njëri prej tyre e ka mbiemrin Shata dhe se për të gjithë do të ngrihet padi.

Advertisements