Protesta e Berishës, autoblinda të RENEA-s dhe autobote me ujë, çfarë po ndodh pak metra larg selisë së PD(Video)

Policia e Shtetit blindon zonën përreth Parlamentit dhe selisë së Partisë Demokratike.

Advertisements

15 automjete policie kanë zbarkuar në pjesën e njohur si zona e Akademia e Shkencave, në krah të Parlamentit.

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje live për ‘News24’ tha se përveç këtyre mjeteve, janë 3 autobote me ujë dhe një autoblindë i Forcave Speciale, RENEA, për t’iu paraprirë çdo situate të mundshme gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë së PD-së sot në orën 12:00.

Advertisements

Artikulli paraprakFëmija 3 vjeç vdiq në kopshtin privat në Fier, policia arreston 27 vjeçaren: Ishte nën kujdesin e saj
Artikulli tjetërPlasin incidentet e para në selinë e PD-së, militantët e Berishës godasin dhe shtyjnë Sekretarin e Bashës